Më shumë se 120 projekte ndërtimesh ushtarake amerikane do të pezullohen ndërsa Pentagoni përgatitet të përdorë 3.6 miliardë dollarë për të ndërtuar ose përmirësuar pjesë të murit kufitar me Meksikën, thanë zyrtarë amerikanë.

Në fillim të këtij viti, presidenti Donald Trump shpalli një emergjencë kombëtare në përpjekje për të financuar murin e premtuar në kufirin SHBA-Meksikë. Pentagoni tha që mund të devijonte 3.6 miliardë dollarë nga buxheti dhe t’i sigurojë Kongresit një listë të projekteve që mund të shpëtonin, por nuk dha detaje.

Të martën, zyrtarët e Pentagonit thanë që 127 projekte do të mbuloheshin dhe 1.8 miliard dollarët e parë do të vinin nga sipërmarrjet e pezulluara të ndërtimit ushtarak jashtë Shteteve të Bashkuara. Kësti i dytë do të vononte projektet ushtarake brenda SHBA, thanë zyrtarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb