Pep Guardiola ka paralajmëruar Bayern Munichun se ata nuk duhet të vetëkënaqen dhe t’i lejojnë Portos ta kontrollojë ndeshjen. Porto, ndryshe nga Bayerni, është i pamposhtshëm në garën evropiane këtë sezon, pasi arriti në çerekfinale duke eliminuar Baselin me rezultat 5-1.

“Ne jemi këtu me këta lojtarë dhe do të japim më të mirën nga vetja”, -ka thënë Pep para ndeshjes së nesërme. “Ne nuk mund ta kryejmë punën me vetëm një ndeshje nëse duam të vazhdojmë, ne duhet t’ia dalim në të dyja ndeshjet. Ata nuk janë një ekip që kundër-sulmojnë; ata po ashtu duan ta kontrollojnë ndeshjen. Atyre u pëlqen të bëjnë presion ndaj kundërshtarit”, -ka shtuar spanjolli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: