“E pamë shumë mirë në Champions League, kur u eliminuam të gjithë e masakruan skuadrën, trajnerin dhe klubin. E dimë sesi është kjo jetë që jetojmë dhe e di se do të gjykohemi, ndaj na duhet të fitojmë”. Pep Guardiola, trajner i Mançester Sitit, është i vetëdijshëm se i duhet të fitojë titullin kampion, përndryshe rrezikon të vihet në shenjestër të kritikës.

“Qytetarët” duhet të ruajnë pikën e avantazhit që kanë ndaj Liverpulit, duke u ndeshur në transfertë me Brajtonin. “Do të shkojmë në Brajton dhe nuk duhet të jetojmë me asnjë situatë tjetër për të fituar ndeshjen. Kjo është situate ideale dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë, më pas ose do të festojmë, ose do të përgëzojmë Liverpulin,” ka shtuar trajneri spanjoll duke folur në konferencë për shtyp.

“Është një ëndërr të jemi këtu, nuk e prisja këtë gjendje muaj kur ishim 7 pikë poshtë Liverpulit. Nuk e prisja të ishim si tani. Tani është momenti të mbyllim atë që kemi bërë. Kemi mundësinë për t’u shpallur kampionë nëse fitojmë ndeshjen tonë dhe këtë kemi për qëllim,” përfundoi Guardiola.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb