Natyrisht që largimi i Alegrit nga Juventusit ka hapur një tjetër dilemë në shtëpinë bardhezi, cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit? Emrat që prëmenden janë disa, por ëndrra e Andrea Anjelit është vetëm njëri prej tyre, Pep Guardiola. Spanjolli do të ishte trajneri perfekt për të synuar fitimin e titullit kampion, por Pep i largon me shumë vendosmëri zërat që e shohin drejt një transferimi në Torino.

“Sa herë duhet t’ua them? Nuk shkoj te Juventusi, nuk shkoj në Itali. Jam i lumtur këtu dhe nuk iki askund. Vitin tjetër do të jem sërish trajner i Mançester Sitit. Jam i kënaqur që punoj në këtë klub dhe me këta djem. Sot ndihem kështu ndonëse futbolli ndryshon shpejt. Sezoni im i ardhshëm do të jetë më i vështirë, por do të jem trajner i Mançester Sitit,” ka theksuar trajneri spanjoll.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb