PEQIN

Një 50-vjeçare është gjetur e vdekur mbi shinat e trenit në hekurudhën Peqin- Elbasan. Sipas policisë, në trupin e 50-vjeçares janë konstatuar shenja dëmtimi, ndërsa dyshohet të jetë përplasur për vdekje nga treni që kalon në këtë zonë.


“Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.


Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.Grupi hetimor vijon punën  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.


(n.m/BalkanWeb)