Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e ka shtyrë vizitën e planifikuar për në Austri për kohë të pacaktuar, për arsye të sigurisë, ka njoftuar sot Zyra e presidentit të Austrisë.

“Vizita për 30 dhe 31 mars nga presidenti, Hassan Rohani, dhe delegacioni i tij, është shtyrë nga pala iraniane për shkaqe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e presidencës së Austrisë.

Një zëdhënëse e Zyrës së presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, tha se nuk është e qartë se cilat ishin shkaqet e sigurisë.

Kjo vizitë e planifikuar e zotit Rohani në Austri, do të ishte vizita e tij e dytë zyrtare në Evropë prej se Irani dhe fuqitë botërore e kanë nënshkruar marrëveshjen madhore atomike, në korrik të vitit 2015. /rel/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: