Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka treguar detaje nga megaoperacioni i SPAK, ku u lëshuan në total 50 urdhër-arreste.

Lala theksoi se masat e sigurisë ka dyshime se kanë të bëjnë me ngjarje kriminale, që kanë ndodhur në të kaluarën. Sipas saj, masat dyshohet se kanë të bëjnë me vrasjen e Bardhok Pllanajt në Shkodër, si dhe atentatet ndaj njerëzve të afërt të Ervis Martinajt.

Klodiana Lala: Ka masë sigurie për Leonard dhe Elvis Duka, që ishin armiq të betuar të Ervis Martinajt. Është shpallur në kërkim Arben Ndoka, bëhet fjalë për disa ngjarje që kanë ndodhur në Shkodër. Mesa duket, Ndoka për të marrë hakun e të vëllait të vrarë ka kryer edhe krime të tjera. Ai mendohet se është aktualisht në Dubai. Ngjarjet dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanajt, si dhe atentatet ndaj njerëzve të Ervis Martinajt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb