TIRANE

Një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar, Luana Vjollca pritet të festojë ditëlindjen e saj të 28-të në datë 2 shtator. Ndonëse nuk është afruar ende ky moment duket se në adresën e moderatores kanë mbërritur dhuratat e para nga miqtë më të afërt të saj.

Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një tufë me trëndafila të kuq, krah së cilës shkruan se dhuratat kanë filluar tashmë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“E dashura ime Blerina më surprizon dy ditë përpara me lule për ditëlindje se ajo është e vetmja ime. Të dua”, ka shkruar Vjollca krah videove në ‘Instagram’. “Dhuratat e ditëlindjes filluan, po pres të tjera unë!- vazhdon më tej moderatorja.

Shumë shpejt Vjollca pritet të kthehet në ekran të shtunave mbrëma me një projekt të cilin ajo nuk e ka zbuluar akoma.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: