TIRANË -Nuçi Naçi, “Mësues i Popullit”, atdhetari i shquar i Rilindjes, ndër drejtorët e “Mësonjtores së Parë Shqipe”, pritet të vijë së shpejti me krijimtarinë e tij. Dorëshkrimet e panjohura të patriotit janë mbledhur në një periudhe disa mujore nga Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësonjetorja e Parë Shqipe” në Korçë.

Pas mbështetjes dhe kontributit të arritur nga dashmirësit e muzeut të cilët i kanë dhuruar fondit të muzeut mjaft dorëshkrime, fotografi,apo dhe objekte të përdorura nga atdhetarët, instititucioni tashmë ka apeluar dashamirësit të mbështesin realizimin e botimit të vëllimeve me dorëshkrimet e patriotit (në foto).

Mësuesi-i-Popullit-Nuçi-Naçi

Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësenjtorja e Parë” , njofton ATSH, do t’i botojë këto dorëshkrime në një vëllim të veçantë për të nxjerrë në dritë për herë të parë krijimtarinë deri më sot të panjohur të atdhetarit të shquar.

Pasi kanë kaluar 128 vite nga çelja e Mësonjëtores së Parë Shqipe, ndërtesa historike është shpallur Muzeu Kombëtar i Arsimit .

Ky Muze duket se ka gjetur mbështetjen e banorëve të Korçës të cilët e kanë pasuruar fondin e Muzeut duke i dhuruar relike, objekte, dorëshkrime, fotografi, të rilindasve, klerikëve, atdhetarëve të shquar si Thimi Marko, Koço Grameno, Papa Kristo Negovani etj.

Kështu mjaft vizita, aktivitete, ekspozita me qëllim prezantimin e fakteve të reja të figurave të shquara e kanë kthyer këtë institucion historik në qendër të vëmëndjes të banorëve korçarë dhe jo vetëm. Nxënës, turistë të cilët vizitojnë qytetin e Korçës, Muzeun “Mësenjtorja e Parë Shqipe” e rendisin ate si pikën kryesore të axhendës.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: