Për herë të parë në botë, në Francë, një provë do të nisë për të futur një antiinflamator në protokollin e melanomave më agresive për të përmirësuar efikasitetin e trajtimit, sipas institutit të kërkimit për kancerin në një spital të Tuluzit.

“Kjo synon të sëmurët e prekur nga një melanomë, kur kjo e fundit rrezikon në 50 për qind të metastazojë”, theksuan profesorët Bruno Segui, studiues në biologji në Qendrën e Kërkimeve për Kancerin të Oncopole Tuluse (CRCT) dhe Nicolas Meyer, ankodermatolog në Institutin Universitar të Tuluzit për Kancerin (IUCT-Oncopole).

“Fillimisht, faza e parë e testimit do të përfshijë gjashtë pacientë. Më pas, gjashtë të tjerë do të përfitojnë se nuk do të ketë efekte të dëmshme. Në fund, në një afat kohor prej 18 muajsh, nëse nuk do të ketë asnjë problem, 18 të sëmurë do të testohen me objektivin deri në tre apo katër vjet, një përgjithësim i kësaj qasjeje premtuese”, sipas dy profesorëve.

“Ideja është për të hequr të gjitha sistemet e frenimit të sistemit imunitar me këtë anti-inflamator tashmë të përdorur për sëmundjet autoimune si sëmundja e lëkurës psoriasis, sëmundja e Crohn apo poliartriti reumatoid”, thekson Pr. Meyer.

“Në një melanomë, ka një proteinë të quajtur TNF (Tumor Nekrozis Factor). Kur kanceri zhvillohet ndodh kur ai ka qenë i aftë të neutralizojë sistemin imunitar. Ky është rasti kur përdoret imunoterapia që prej katër apo pesë vjetësh”, thekson Pr Segui, origjina e këtij zbulimi dhe në krye të ekipit prej 18 studiuesish.

“Kur përdoret imunoterapia, krijohet një inflamacion në kancer. Dhe ky inflamacion do të ketë një efekt negativ. Ai do të mundësojë për celulat kanceroze të mbrohen nga imunoterapia dhe tumori mund të rifillojë progresin”, shtoi Pr Ségui duke nënvizuar se roli kryesor që mund të luajë anti-TNF-ja është të ndalojë këtë rreth të fshehtë, raporton ata.

“Në harkun kohor të një viti, 12 000 raste të melanomave janë diagnostikuar, 3 000 prej të cilave do të metastazohen dhe do të kenë nevojë për një trajtim imunoterapeutik në Francë”, thekson Pr Meyer duke shprehur keqardhje për rrezikun e një dyfishimi të melanomave brenda 20 viteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: