Për herë të parë në Tiranë vjen “Kuju Light Festival”, një hapësirë artistike bashkëkohore ku më shumë se 15 instalacione dritash do të shfaqen për publikun artdashës në 29 dhe 30 Dhjetor 2018, prej orës 18:00 deri në mesnatë. Festivali i dritave përfshin video–maping, laser show si dhe instalacione që krijojnë interaktivitet me publikun, duke pasur aksesin për të pikturuar live në godina etj.

Por, spektakli nuk mbyllet me kaq. Muzikantët më të mirë të momentit si Alban Nimani, Dren Abazi, Amer Doux, Artil, Altin Boshnjaku, Chapi, Ledio Ciko, Mr Cool, do të performojnë live për publikun kryeqytetas, e jo vetëm.

Një ditë para këtij Festivali, organizatorët Kushtrim Juniku dhe Antonela Binaj u pritën në një takim të veçantë nga Kryetari Erion Veliaj.

Veliaj Gjate Takimit Me Organizatoret E Kuju Light Festival (2)
Veliaj Gjate Takimit Me Organizatoret E Kuju Light Festival (2)

“Jemi shumë entuziastë, bashkë me Kushtrimin dhe Anin, duke ju pritur të gjithëve në një cep pas Bashkisë, midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Transporteve, aty ku është Bunk’Art, për një surprizë të jashtëzakonshme. Ne do të kemi për herë të parë në Tiranë një festival të mirëfilltë dritash, do të ketë projeksione, lojëra interaktive, ndaj të shtunën dhe të dielën, me Kushtrimin dhe Anin, edhe me gjithë çunat e gocat e Tiranës, do jemi aty për një festë fantastike mes ministrive, për projeksionin më të bukur dhe festën më magjike dritave në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Organizatori Kushtrim Juniku zbuloi edhe disa nga surprizat që janë rezervuar për publikun. “Ky festival i dritave ka më shumë se 15 instalacione, ku përfshihen video –maping, laser shoë, instalacione ku të përfshihet publiku, që janë të bukura me ngjyra, xixa, mund të pikturojnë live në godina, do ketë muzikë shumë të mirë nga miqtë tanë të cilët kanë ardhur normal pa pagesë”, tha Kushtrim Juniku.

Veliaj Gjate Takimit Me Organizatoret E Kuju Light Festival (3)
Veliaj Gjate Takimit Me Organizatoret E Kuju Light Festival (3)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb