Shqipëri-Zvicër ka qenë edhe sfida midis dy vëllezërve Xhaka. Nëna e Granitit dhe Taulantit ka preferuar të mos mbajë krahun e asnjërit prej dy djemve të saj, por ka zgjedhur të bëjë tifo për të dy njëkohësisht.


E ulur në tribunën e stadiumit “Felix Bollaert-Delelis” ajo kishte veshur një fanelë speciale me mbishkrimin “Xhaka”, dhe në mes të fanellës ishte gjysma e flamurit zviceran dhe gjysma e flamurit shqiptar.


(el.sp/BalkanWeb)


Etiketa: