Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka votuar para kohe në Chiago në zgjedhjet për pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Obama ishte senator në Ilinois para se të bëhet president i SHBA-ve. I pyetur nga gazetarët se për kë nga kandidatët votoi, Obama i është përgjigjur me një buzëqeshje, por dihet mbështjetja e tij për Hillary Clinton.
Fletëvotimet do të rinumërohen në fund të ditës së zgjedhjeve më 8 nëntor. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 1996 vetëm 10,5 për qind e votuesve amerikanë kanë votuar para kohe.
Në vitin 2012 ata ishin një e treta e të gjithë votuesve, ndërsa midis tyre sërish ishte Barack Obama.
(m.k/BalkanWeb)