Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar ashpër çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, duke thënë se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të vendosë, dhe jo vullneti poliitk.
Ai theksoi se mazhoranca nuk ka tagrin që të vendosë për mandatin e Xhaçkës, ndërsa nuk kurseu as gjuhën e ashpër në përcjelljen e mesazhit të tij.
“Ku pj**dhin këta për Kushtetutë e ligj!? Unë sfidoj këdo, as Petro Koçi, as unë e heqim mandatin e Xhaçkës. Vendos Gjykata Kushtetuese. Nuk është diskrecion i mazhorancës politike të vendosë për këtë gjë”, u shpreh Sula mes të tjerash.