Në Dubai, Georgina Rodriguez festoi ndërrimin e viteve, së bashku me Cristiano Ronaldon dhe fëmijët e tyre.
Influencuesja e njohur ka ndarë disa foto nga jahti ku kanë festuar Vitin e Ri me superyllin e futbollit dhe familjen e tyre. Në një foto, Rodriguez dhe Ronaldo shikojnë fishekzjarrët në qiell duke u përqafuar, ndërsa në një tjetër ajo ulet pranë dy fëmijëve të tyre me pamje nga deti.
“Për një 2025 plot dritë, dashuri dhe shëndet për të gjithë ”, ka shkruar ajo duke uruar 64.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
View this post on Instagram