TIRANE

Keisi Lushaj tashmë është bërë një personazh i njohur për publikun shqiptar. Ajo është martuar me reperin e famshem, Arkimed Lushaj ose sic e njohin të gjithë Stresi. Së fundmi ajo ka zbuluar me anë të disa fotove në Instagram se ka shkuar në Fushë-Krujë për të takuar Stresin, duke qenë se në fundjava nuk lejohen vizitorët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe pse shumë muaj larg njëri-tjetrit, Keisi gjithmonë e ka vërtetuar se shpirtërisht ndodhet pranë bashkëshortit të saj dhe se lidhja në distancë mund të funksionojë. Kujtojmë se së fundmi, ajo zbuloi se kishte gdhendur në trup një pjesë teksti nga kënga e Stresit dhe ia ka dedikuar nënës së saj.

Reperi Stresi aktulisht ndodhet në burgun e Fushë Krujës. Këngëtari i njohur i rrepit, me emrin e artit Stresi u arrestua në tetor të vitit të kalaur pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një bande kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb