Vlera e tregut e prodhuesit të çipave të inteligjencës artificiale (IA), Nvidia, ka rënë me 279 miliardë dollarë të martën. Asnjëherë më parë një kompani amerikane nuk ka humbur kaq shumë vlerë tregu brenda një dite.

Analistët e interpretuan këtë si shenjë se investitorët po bëhen më të kujdesshëm në lidhje me teknologjitë që lidhen me inteligjencën artificiale. Inteligjenca artificiale ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve në tregjet e aksioneve amerikane këtë vit. Nvidia prezantoi parashikim tremujor javën e kaluar që nuk përmbushi pritjet e larta të investitorëve.

Çmimi i aksionit të Nvidias ra me pothuajse 10 për qind. Ishte goditje për investitorët pasi çmimi i aksionit të Nvidias pati vetëm rritje që nga fillimi i vitit 2023 – në vazhdën e zhurmës për inteligjencës artificiale. Në qershor të këtij viti, Nvidia kaloi Microsoftin për t’u bërë kompania më e vlefshme në botë.

Por me humbjet e fundit, Nvidia ka zbritur sërish në vendin e tretë – duke mbetur prapa Appleit dhe Microsoftit që renditen në vendin e dytë përkatësisht të parë.

Hera e fundit që një kompani pati humbje të ngjashme ishte Meta, e cila në fillim të shkurtit 2022 humbi 232 miliardë dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb