Deputeti socialist Toni Gogu, në një intervistë me Skype në rubrikën Opinion në News24, deklaroi se për opozitën, dimri vazhdon. Sipas tij, kolegët e opozitës janë të ftohtë me njëri-tjetrin,
Gogu theksoi se copëzat e Partisë Demokratike po garojnë se kush do të jetë në vendin e dytë.
“Kjo ishte një seancë normale. Por, për kolegët e opozitës dimri sa duket vazhdon. Ata vazhdojnë me garën se kush do të jetë i dyti. Copëzat e opozitës po garojnë se kush të jetë në vend të dytë.
Sot u fol për buxhetin, ku u saktësua se ekonomia e vendit po ecën në rrugën e drejtë. Unë them se opozitarët janë në dimër, sepse janë të ftohtë krejtësisht me njëri-tjetrin. PS është e palëkundur për të realizuar votën e diasporës”, u shpreh Gogu.
(Balkanweb)