Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi, i ftuar këtë mesditë në studion e “Opinion” në News24, foli për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për të ndryshuar masën e sigurisë për Sali Berishën.

Ndër të tjera Boçi u shpreh se kur një masë sigurie ndryshon do të duhet që të ketë fakte të reja, që sipas tij për Berishën nuk rezulton kështu.

“Kur masa e sigurisë ndryshon, duhen fakte te reja. Berisha është nën hetim, nuk ka akuza konkrete dhe vendimi i gjykatës për Berishën duhet te zhbëhet, në mënyrë që më pas t’i kalojë çështja SPAK”, tha Boçi.

Sipas tij në rastin e inceneratorëve SPAK reagoi për të shuar “zjarrin” e akuzave ndaj Ramës, ndërsa  në rastin e Berishës është krijuar një “ngërç juridik”.

“Për inceneratorët, Rama firmosi, por nuk thirret nga SPAK si person me dijeni. Po vazhdojnë përpjekjet për të asgjësuar opozitën. Nxitimi i  SPAK lidhet me aksionin e opozitës”, u shpreh ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb