Ish-deputeti i PD Genc Pollo i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka komentuar marrëveshjen për mbrojtjen firmosur mes sy vendeve anëtare të NATO-s Shqipëria dhe Kroacia dhe një vendi që aspiron të anëtarësohet, Kosova, si një zhvillim pozitiv.
Pollo e ka cilësuar reagimin e presidentit serb Vuçiç si një reagim të paarsyeshëm, për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve të brendshme politike që po kalon ai në këtë moment. Sipas tij, Vuçiç ka reaguar në mënyrë jo porpocionale e të paarsyeshme për të tërhequr vëmendjen, për të krijuar idenë e armikut të jashtëm.
“Janë shqiptarët e kroatët, për të zbutur tensionin e shoqërisë serbe, studentët që protestojnë jo thjesht për aksidentin që ndodhi në Novi Sad, por për gjithë keqqeverisjen, shtetin ligjor që mungon, korrupsioin në nivele të larta, terma ë njohur në vendin tonë”, tha Pollo.
Genc Pollo: Është hap pozitiv, bashkëpunimi mes shteteve të NATO-s në formate më të vogla dhe me shtete pro NATO-s. është normalitet brenda aleancës.
Sa i takon reagimit të Serbisë, do të bija dakord me opozitën serbe, se në këtë moment politikisht të vështirë për Vuçiç, ai reagon në mënyrë jo porpocionale e të paarsyeshme për të tërhequr vëmendjen, për të krijuar idenë e armikut të jashtëm, gjithmonë armiqtë përhershëm, shqiptarët kroatët, për të zbutur tensionin e shoqërisë serbe, studentët që protestojnë jo thjesht aksidentin që ndodhi në novi sad por për gjithë keqqeverisjen, shtetin ligjor që mungon,korrupsionn në nivele të larta, terma ë njohur në vendin tonë.
Janë 3 shtete që kanë gjetur gjuhën e përbashkët në rajon,
Serbia është një shtet që po militarizohet më shumë se të tjerët, ka politika rezivioniste, në raport me Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, një faktor destabilizimi fatkeqësisht jo i njohur si i tillë as nga lojtarët e mëdhenj nga SHBA e BE, por mbetet i tillë nga vendet e rajonit
Nëse rrethanat politike dhe diplomatike do e lejonin, do ishte e imagjinueshme të bashkoheshin, nuk ka dramacitet që justifikon deklaratat, mund të bashkoheshin dhe dy shtetet e tjera të NATO-s, Mali i Zi dhe Maqedonia.
(Balkan Web)