Pasioni për të mbajtur kafshë shtëpiake është një trend që ka njohur rritje vitet e fundit në Shqipëri.

Shefi i Infektivit, profesori Tritan Kalo përmes një statusi në facebook ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që kanë mace në shtëpi se “kënaqësija e të paturit të një maceje në mjedisin familjar, mundet të shoqërohet edhe me “Sëmundjen e gërvishjes së maces (Cat scratch disease) ose Limfadenitin regjional subakut”, një sëmundje më shpesh e vërejtur në fëmijët dhe të rinjtë, por jo pak e ndeshur edhe në të rriturit”.

Sipas profesor Kalos, macet e në veçanti kotelet e shtëpisë janë bartëset e “Bartonella henselae” , shkaktarit të kësaj sëmundjeje.

Mjeku shpjegon se “në vendin e gërvishjes nga macet mundet të shfaqet fillimisht një lesion/një puçër të vijuar më pas më daljen kryesisht të një gjëndre në qafë ose në sqetull , ta paraprirë ose jo nga dobisa trupore, ulja e oreksit dhe temperatura jo shumë ë lartë… Në shumë raste sëmundja vetëshërohet për 2 – 4 muaj, por nuk përjashtohen rastet e ndërlikimit të saj me prekje të syve, mëlçisë dhe shumë-shumë rrallë edhe me prekje neurologjike…”

Prandaj kontrolli te mjeku është i nevojshëm dhe mvaret vetëm prej tij përshkrimi apo jo i një antibakteriali/antibiotiku.

Dhe thirrja e Profesor Kalos është: “Asnjëherë në raste të tilla të mos hezitoni të konsultoheni me nje mjek specialist infeksionist, si dhe të mos panikoheni nga dalja e një gjëndre si në rastet e mëposhtëme të praktikës sime në QSUT, sepse jo çdo gjendër e zmadhuar ka të bëjë me një sëmundje tumorale…Të mësuarit është një dikuri e përditëshme nga gjithësecili prej nesh….”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: