KORÇË

Festa lokale “Rrëfej Voskopojen” u cel për të dytin vit radhazi mbrëmjen e së dielës për t’u pasuar edhe me festën e Manastirit, në fshatin turistik të Voskopojës.  Birra Korca e preferuara e turistëve vendas dhe të huaj ishte padyshim në cdo tavolinë e shoqëruar me gatimet tradicionale që u promovuan në panair gjatë mbrëmjes. Turistët nga Zvicra të cilët e kanë vizituar për herë të parë qytetin, kanë preferuar të shoqërojnë mbrëmjen vetëm me birra Korca.

“Kjo birrë, është më e mirë sesa në qytetin  nga ne vijmë. Është shumë e shijshmë!”

“Më pëlqen shumë birra Korca. Unë vij nga një qytet në Zvicër, mendoj se është kaq e shijshmë ndoshta për shkak të ujit.”

Qindra gota të mbushura me birrën e freskët Korça, u shërbyen përgjatë gjithë natës,nga ku turistët janë shprehur të kënaqur për shijen e freskët të birrës së parë shqiptare.

Në festën “Rrëfej Voskopojën” janë parashikuar koncerte muzikore, panair kulinarie me produktet tradicionale të zonës, ekspozitë, me prodhime artizanale dhe si dhe guidë në kishat e fshatit Voskopojë. Nuk do të mungojnë edhe veprimtaritë sportive si shëtitja me kuaj në pjesën malore të fshatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb