Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga 18 tetori, datë në të cilën do të jepet vendimi për çeljen apo jo të negociatave të Shqipërisë me BE, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut gjerman.

Ka qenë vet Rama ai që ka postuar një foto ku shihet bashkë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Rama thekson se qeveria shqiptare po kërkon një ‘Po’ nga parlamenti gjerman për vendimin e 18 tetorit.

“Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë??????

Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv?”, shkruan Rama. Pas kësaj mbledhje, Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: