Ambasadori i karrierës Zef Bushati, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se lufta është ndër problematikat që ka sot bota dhe rrjedhimisht edhe Amerika.

Zef Bushati deklaroi se për të ndaluar luftën, Kamala Harris duhet të jetë një Medeline Albright. Sipas tij, është e vështirë që Harris të jetë vërtetë një grua e fortë dhe të ndalojë luftëra.

Bushati shtoi se e ka dëgjuar Trumpin, teksa ka premtuar se do të ndalë luftën në Ukrainë. Ai tha se në këtë pikë, beson më tepër Donald Trump.

Zef Bushati: Harris dhe Trump vijnë nga një karrierë. Bota sot po tronditet nga luftërat. Tani Harris a është e aftë të ndalojë luftën? Trump tha se me një telefonatë mund ta ndal luftën. Pika më e rëndësishme është lufta për momentin. Edhe shitja e armëve po trondit botën. Për të ndaluar luftën, Harris duhet të jetë një Albright. Thjesht në këtë pikë më bind më tepër Trump sesa Harris.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb