Themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe ish bashkëshortja MacKenzie kanë formalizuar divorcin e tyre, para një gjykate në shtetin e Washingtonit. Lajmin e bën me dije Bloomberg.

Bezos duhet t’i kaloje ish gruas së tij 4% të aksioneve të Amazon, me një vlerë 38.3 miliard dollarë.

Mjaftueshëm për ta vendosur ish bashkëshorten ne vendin e 22, në klasifikimin e bërë nga Bloomberg për 500 njerëzit më të pasur të botës.

Bezos do të mbajë një kuotë prej 12% të vlerës së 114.8 miliard dollarë, duke mbetur njeriu më i pasur i planetit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb