Në maj të 2018 do jetë gati makina e re presidenciale e Vladimir Putinit. Automjeti është i gatshëm të hyjë në garazhin e Kremlinit si limuzinë zyrtare e parë e Rusisë së re.

Për momentin janë vetëm disa prototipe që janë fotografuar në fazën e testimit. Në pamje të parë kjo makinë të kujton një Bentley apo një Rolls Royce.

Por aspekti më i rëndësishëm është se pas shumë vitesh me makinën e blinduar gjermane “Mercedes Classe S”, personi më i fuqishëm në Rusi, do të udhëtojë me një “Made in Russia”.

Automjeti është fryt i projektit “Kortezh” që parashikon krijimin e një platforme për automjetet me cilësi të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb