Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të dalë sot në orën 11:00 në një konferencë për shtyp.

Meta njofton në “Facebook” se do të flasë për vlerësimin e votimeve socialiste, por edhe për zgjidhjen e plotë të krizës, që sipas tij, është rënduar edhe më shumë.

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit thekson se është i hapur për çdo pyetje nga gazetarët.

“Të dashur miq! Më ndiqni në ora 11:00 në konferencë shtypi live nga Presidenca, për vlerësimin e votimeve socialiste, por edhe për zgjidhjen e plotë të krizës edhe më të rënduar kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit në vend. I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Meta.

Metaaaaaa
Metaaaaaa

(BalkanWeB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb