BRITANI

Një gjykatë në Londër ka dënuar me 15 vite burg 33-vjecarin shqiptar Lodvik Guraj, i konsideruar si “koka” e një grupi të trafikimit të kokainës.

Sipas drejtësisë britanike, shqiptari ishte tregtar i madh i kokainës dhe është shpallur fajtor për furnizimin e më shumë se 40 kg kokainë me vlerë 2 milionë euro tek përdoruesit në të gjithë Londrën dhe në juglindje, raporton Dailymail.

Shqiptari jetonte në një apartament luksoz në Greenford dhe u arrestua në dhjetor të vitit 2017. Ai  përdorte më shumë se 42 telefona celularë për të drejtuar grupin e tij të drogës gjatë një periudhe 18-mujore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

33-vjeçari kishte publikuar një video në internet ku tregonte jetën luksoze që bënte dhe njihej si ‘perandor’ i kokainës. Gjithashtu ai shëtiste me Lamborghini, shijonte pushimet me motorskaf dhe kishte stoli të shtrenjta.

Policia britanike nëpërmjet pajisjeve celulare  arriti të bëjë lidhjen e tij dhe me 14 individë  të tjerë të cilët merreshin me shitjen e kokainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb