Hirohito ishte perandori i Japonisë që nga 1926 deri në 1989, vitin e vdekjes. Gjatë mandatit të tij japonezët sulmuan Perl Harbor duke u përfshirë kështu në Luftën e Dytë Botërore, e cila përfundoi në 1945 me lëshimin e bombave atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit. Perandori konsiderohej një perëndi nga japonezët, të cilët ia dëgjuan për herë të parë zërin kur iu drejtua vendit përmes radios për të shpallur dorëzimin e Japonisë.

Autoritetet amerikane pushtuese vendosën ta mbanin në fron, por që në ato momente humbi aurolën e tij hyjnore. Nuk është sqaruar asnjëherë plotësisht se cila ishte përgjegjsia e Hirohitos gjatë luftës; nëse ka qenë nxitës i saj apo një kukull i atyre që kërkonin konflikt. Tani është bërë publik ditari i një shërbëtor të tij, Shinobu Kobayashi-it.

Sipas shënimeve në 1987 pasi e mori veten nga një operacion i rëndë, Hirohito fillloi të manifestonte brerje ndërgjegjeje për mizoritë e kryera gjatë luftës. Sipas ditarit të shërbëtorit perandori ndihej pjesërisht përgjegjës dhe shprehte dëshirën për të mos jetuar shumë. Hirohito vdiq dy vite më vonë dhe këto brerje ndërgjegjeje e shoqëruan deri në minutat e fundit të jetës së tij. /bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb