Gazetari Anri Bala, ndërsa ka analizuar votën e diasporës dhe mënyrën se si do të votojnë shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit, ka renditur dy faktorë kryesorë.
Sipas tij, ne jemi një shoqëri tribaliste dhe në votën e diasporës mund të ndikojnë edhe familjare e fisnore që emigrantët kanë brenda vendit, duke u ndikuar mbase edhe nga të afërmit të cilët kanë në punë.
Nga ana tjetër, ai shtoi se një njeri që ka vite që jeton jashtë vendit ka një perceptim ndryshe në lidhje me faktin se si duhet të funksionojë rotacioni i pushtetit, duke gjykuar se pas 8 vitesh në pushtet, një qeveri mund të ketë elemente korrupsioni.
“Një njeri që jeton shumë vite larg vendit, ka një logjikë tjetër se një pushtet që kalon 8 vite në detyrë është një pushtet i korruptuar që po skadon. Nuk mund të themi që 70 përqind e atyre që janë jashtë vendit janë pro PD.
PD duhet të marrë përgjegjësi për gabimet. Nëse një funksionar thotë se kemi marrë kosto nga PL, duhet ta pranojnë që këto kanë qenë gabime që nuk duhet të përsëriten. Përballë Ramës sot nuk janë më të fortë”, tha ai.