Themeluesi i Telegram, Pavel Durov ka dalë sot para gjykatës, raportoi AFP.

Sipas agjencisë së lajmeve, miliarderit rus i ka skaduar afati i paraburgimit.

Durov u arrestua në aeroportin Le Bourget jashtë Parisit më 24 gusht; paraburgimi i tij u zgjat në 96 orë të nesërmen. Prokuroria e Parisit e akuzon atë për bashkëpunim në trafik droge dhe krime ndaj fëmijëve të kryera përmes Telegramit mes veprash të tjera.

Ambasada ruse në Francë tha se diplomatët kishin kërkuar që të mbroheshin të drejtat e Durovit dhe t’i sigurohet akses konsullor.

“Deri më tani, autoritetet franceze i janë shmangur bashkëpunimit për këtë çështje,” shtoi ambasada.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb