Bashkimi Evropian i dha statusin e vendit kandidat Gjeorgjisë vitin e kaluar, por analistët thonë se nën drejtimin e oligarkut më të pasur në vend, qeveria është orientuar drejt Rusisë pas sulmit në Ukrainë në vitin 2022.

Sikurse njofton nga Tbilisi korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, kritikët paralajmërojnë se e ardhmja demokratike e Gjeorgjisë do të vendoset në zgjedhjet në tetor.

Gjeorgjianët e quajnë “kështjella prej qelqi”. Një rezidencë me vlerë 50 milionë dollarë në lartësitë mbi Tbilisin. Aty ka pistë për ulje helikopterësh dhe madje edhe një akuarium me peshkaqenë. Këtu banon miliarderi Bidzina Ivanishvili, oligarku më i pasur i Gjeorgjisë dhe themeluesi i partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane.

“Ivanishvili është sundimtari i vërtetë i këtij vendi. Ai zotëron një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto të Gjeorgjisë dhe e krijoi pasurinë e tij në Rusi në fund të viteve ’90-të. Ai vazhdon të ketë interesa në Rusi nëpërmjet kompanive në parajsa fiskale – jo vetëm ai, por edhe familjarët e tij. A është e mundur, apo realiste të presim nga një individ i tillë se do të bëjë gjithçka që Gjeorgjia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s? Nuk mendoj kështu”, thotë Eka Cigauri, nga organizata kundër korrupsionit Transparency International, dega në Gjeorgji.

Kjo betejë për të ardhmen e Gjeorgjisë, nëse do të jetë pjesë e Perëndimit apo e orbitës gjeopolitike të Rusisë, po zhvillohet në rrugët e Tbilisit.

Një ligj i njohur si ligji për “agjentët e huaj”, i ngjashëm me atë të Rusisë, ka rigjallëruar opozitën përpara zgjedhjeve të tetorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: