Milani dje ka fluturuar drejt Shkupit ku më pas është edhe akomoduara pasi sot luan ndeshjen e kthimit kundër Shkëndijës së Tetovës për fazës “ply-off” të Europa League”. Sot futbollistët e “djallit” kanë patur mundësinë të vizitojnë kryeqytetin dhe këtë mundësi e ka shfrytëzuar mëse miri kapiteni Leonardo Bonucci.

Kapiteni i Milanit pak orë para sfidës ka bërë një vizitë mjaft të veçantë dhe ka nderuar figurën e një gruaje të madhe shqiptare, Nënë Terezës. Mbrojtësi ka shkuar në shtëpinë e memorialit të Nëne Terezës në kryeqytetin maqedonas, duke bërë foto në këtë vend dhe duke i postuar në rrjetet sociale.
21076724_10159306843670370_884231929_n-470x836
“Unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh, ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, ishte një nga thëniet e Nënë Terezës që Bonucci postoi bashkë me foton para shtëpisë muze.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb