U luajtën të premten 9 takimet e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020. Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te supersfida mes Gjermanisë dhe Holandës e zhvilluar në Hambur.

“Tulipanët” arritën të triumfonin me rezultatin 2-4, duke u “hakmarrë” kështu ndaj “panzerave”, pas humbjes 2-3 në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave.

Në takimet e tjera të zhvilluara ditën e sotme, Kroacia shpartalloi Sllovakinë me rezultatin 0-4, ndërkohë që në transfertë triumfuan edhe Rusia me Belgjikën.

Rezultat surprizë mund të konsiderohet fitorja 2-0 e Sllovenisë përballë Polonisë. Fitore tepër e rëndësishme edhe për Uellsin ndaj Azerbajxhanit. Ja të gjitha rezultatet e përballjeve të sotme.

REZULTATET  :

GJERMANI-HOLANDË 2-4

Gnabri 9′, Kros 73′ (p) / De Jong 59′, Babel 66′ , Melen  80′ , Vijnaldum 90+1

SKOCI – RUSI 1-2

MekGin 11′ / Dzuba 40′, Zhirkov 59′ 

SLLOVENI – POLONI 2-0

Struna 35′, Sporar 64′ / 

SLLOVAKI-KROACI 0-4

Vlasiç 45′, Perisiç 47′, Petkoviç 72′, Lovren 89′ / 

SAN MARINO – BELGJIKË 0-3

Batshuai 43′ (p), 90+2′,  Mertens 57′ Çadli 63′  / 

UELLS – AZERBAJXHAN 2-1

Pashaev (autogol) 26′, Bejl 85′  / Emerli 59′ 

AUSTRI – LETONI 6-0

ESTONI-BJELLORUSI 1-2

QIPRO-KAZAKISTAN 1-1

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb