PRRENJAS – Përçahet koalicioni PS-LSI në Këshillin Bashkiak të Prrenjasit. Krisja mes dy forcave ka ndodhur për shkak të mospranimit të kandidaturës së PS për sekretare të Këshillit Bashkiak nga të gjithë anëtarë e koaliconit ASHE.

Kandidatura e Albina Rirës u rrëzua gjatë votimit të fshehtë ku morën pjesë 20 këshilltarë nga 21 që ka në përbërje. Prej këtyre 12 votuan kundër kandidaturës se PS. Në rezultatin përfundimtar u konfirmua bashkimi i votave të këshilltarëve të djathtë me votat e këshilltarëve të LSI.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: