Janë mësuar sot në mënmgjes emrat e gjyqtarëve të cilët do të abitrojnë në dy takimet e sotme të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ku sipas programit do të ndeshet Partizani me Luftëtarin dhe Teuta me Kukësin.

Kështu, në sfidën e “Elbasan Arenës”, ku do të përballen të kuqtë kryesues me gjirokastritët, do të vendosë drejtësi Klodian Shahini, ndërsa në “Niko Dovana”, që është dhe ndeshja më e rëndësishme e këtij turi, do të jetë Enea Jorgji ai që do të ndajë drejtësisë mes “djemve të detit” dhe verilindorëve.

Partizani – Luftëtari          14:00

Gjyqtar kryesor: Klodian Shahini

Vijërojtës: Fatmir Lamaj, Alfred Shkreta

Gjyqtar i katërt: Andi Koçi

Teuta – Kukësi   17:00

Gjyqtar: Enea Jorgji

Vijërojtës: Dojando Myftari, Ermal Barushi

Gjyqtar i katërt: Olsi Sokoli

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb