Me javën e 22-të të përfunduar tashmë, është përcaktuar dhe java pasardhëse, ajo e 23-ta, e cila do të jetë e ndarë në ditë të ndryshme.

Gjithçka do të nisë me kryendeshjen që do të zhvillohet në Korçë, kundër Skënderbeut dhe Tiranës, e cila është në program ditën e premte në orën 18:00.

Më pas sfidat do të vijojnë ditën e shtunë, me tre përballje. Në orën 14:00 në Gjirokastër do të luhet Luftëtari-Teuta, ndërsa në Durrës, Kastrioti do të presë Laçin. E shtuna do të mbyllet me përballjen e “Selaman Stërmasit”, ku Partizani do të presë Flamurtarin.

Të dielën do të luhet dhe ndeshja e fundit e javës së 23-të, me Kukësin pretendent që pret Kamzën e vendit të fundit. Ndeshja do të luhet në Kamëz në orën 14:00, pasi edhe Kukësi shfrytëzon të njëjtin stadium sikundër edhe Kamza.

E premte, 22 shkurt/ Skënderbeu-Tirana 18:00. E shtunë, 23 shkurt/ Luftëtari-Teuta 14:00, Kastrioti-Laçi 14:00, Partizani-Flamurtari 17:00. E dielë, 24 shkurt/ Kukësi-Kamza 14:00

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb