Presidenti Emmanuel Macron do të përshkruajë prioritetet e tij të politikës së jashtme për vitin 2025 për ambasadorët francezë në Paris të hënën, në një sfond krizash të shumta në mbarë botën, nga Ukraina në Lindjen e Mesme në Tajvan.

“Luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme na shqetësojnë drejtpërdrejt dhe kërcënojnë sigurinë, unitetin dhe ekonominë tonë”, tha presidenti në urimin e tij të Vitit të Ri drejtuar francezëve. “Evropa nuk mund t’ia delegojë më sigurinë dhe mbrojtjen e saj fuqive të tjera”, shtoi ai, duke theksuar rëndësinë që Franca të vazhdojë të investojë në riarmatimin e saj ushtarak, për të garantuar sovranitetin, mbrojtjen e interesave dhe sigurinë e bashkatdhetarëve.

Parisi propozoi gjithashtu organizimin e një konference ndërkombëtare në fund të janarit, duke përfshirë Sirinë dhe partnerët e saj për të mbështetur tranzicionin politik në drejtimin e duhur.

Së fundi, kreu i shtetit do të diskutojë për Sirinë, ku kreu i diplomacisë franceze Jean-Noël Barrot shkoi më 3 janar për të takuar Ahmad al-Shareh, i cili mori frenat e vendit më 8 dhjetor pas arratisjes së ish-presidentit sirian Bashar al-Assad.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb