Është përcjellë gjatë ditës së djeshme për në banesën e fundit 17-vjeçari Ardit Gjoklaj, i cili u gjet i vdekur në impiantin e përpunimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. 17-vjeçari kishte përfunduar vitin e dytë në shkollën “Karl Gega” në Kombinat, dhe kishte shumë pak kohë që kishte filluar të punonte për të ndihmuar prindërit me të ardhura modeste.

Ai filloi të punonte të hiqte shpenzimet e tij, të blinte librat për vetë dhe për motrën, dhe çfarë t’i mbetej të blinte ndonjë rrobë. Ndërkaq, xhaxhai i Arditit, Fran Gjoklaj është shprehur i indinjuar, pasi sipas tij është tentuar të fshihet krimi dhe fadromisti. “Fadromisti mbasi e ka mbytur, e ka mbështjellë me mbeturinat dhe ka dashur ta fshehë dhe ka thënë që ka ardhur i mbytur. E gjitha është te fadromisti. Ta kishte mbytur dhe të kishte thënë ‘e mbyta’, do ia jepnim një kafe, por ne na ka rënduar shumë se e ka fshehur për të mos u zbuluar dhe ka thënë që e kanë mbytur të tjerët. Nuk ka tjetër histori kjo punë”, – ka deklaruar xhaxhai i 17-vjeçarit.

Ndërkaq, një ditë pas gjetjes së trupit të 17-vjeçarit, policia arrestoi në flagrancë Besnik Brahën, me detyrë përgjegjës firme, Edmond Kollarin, drejtues ekskavatori, Dëfrim Hakramën, përgjegjës i tur nit, si dhe Bujar Dajën, përgjegjës i punonjësve, ndërsa po kërkojnë shtetasin E.T., 48 vjeç, administrator i firmës “3K shpk”. Sipas burimeve policore përjashtohet vrasja me dashje e adoleshentit, ndërsa bëhet e ditur se po hetohet në pistën e vrasjes nga pakujdesia.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: