Do të përcillet sot për në banesën e fundit 40-vjeçari Besnik Hida, i cili u vra mëngjesin e djeshëm në Lushnjë në një atentat teksa pinte kafen e mëngjesit. Ceremonia mortore do të zhvillohet sot në mesditë, ndërsa policia vijon të qëndrojë pranë banesës së të ndjerit.

Hida, tregtar makinash e pjesësh këmbimi u vra dje me breshëri kallashnikovi, ndërsa autorët u larguan me një makinë të vjedhur pak ditë më parë në Tiranë, që u gjet e djegur pak orë më pas në periferi të Lushnjës.

Besnik Hida Vrasja Ne Lushnje
Besnik Hida Vrasja Ne Lushnje

Policia dyshon se vrasja ka të bëjë me konfliktin dhe hakmarrjen mes bandave në Lushnje të nisur prej vitit 1997. Ndërkaq mësohet se disa prej familjarëve të viktimës janë pyetur nga policia dhe prokuroria për të mësuar për konflikte të mundshme dhe nëse 40-vjeçari kishte marrë ndonjë kërcënim ditët e fundit.

2 vjet më parë, viktimës i kishin vrarë nipin Zamir Latifi në një atentat, shënjestër e të cilit ishte nipi i Aldo Bares.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb