FRANCE
Pas përdhosjes së njëqind varreve në një varrezë hebraike, mijëra njerëz kanë demonstruar në rrugët e Parisit dhe në disa qytete franceze kundër antisemitizmit.
Demonstrata në “Place de la Republique” ishte një nga të shumtat e organizuar në të gjithë vendin në përgjigje të rritjes së akteve antisemite, krimet e urrejtjes që shkaktuan një lumë indinjimi dhe dënimi në Francë dhe Izrael.
Ngjarja u organizua nga 18 parti politike, ndërsa kryeministri Edouard Philippe dhe ministra të tjerë dolën në rrugë.
(BalkanWeb)