GJERMANI – Punonjësit socialë dhe grupet e të drejtave të femrave në Gjermani kanë ngritur shqetësimin për rastet e përdhunimit dhe shfrytëzimit të femrave në kampet e refugjatëve.

“Shumë femra e kanë parë të nevojshme të flenë të veshura me rrobat e ditës. Ato nuk shkojnë më në tualet natën sepse sulme dhe përdhunime kanë ndodhur duke shkuar ose duke u kthyer nga aty. Edhe gjatë ditës, një ecje nëpër kamp të shkakton frikë,” – shkruhet në një letër që punonjëset sociale i kanë dërguar parlamentit gjerman.

Sipas tyre, kampet janë kthyer në një vend të rrezikshëm ku ka pasur përdhunime të shumta, sulme seksuale dhe prostitucion të detyruar.

“Është fakt tanimë, që gratë dhe fëmijët janë të pambrojtur. Kjo situatë është në të mirë të atyre që e shikojnë çdo femër me inferioritet dhe i trajtojnë të pashoqëruarat si të ishin prostituta. Për pasojë, raportohet një numër i madh përdhunimesh, sulmesh seksuale dhe një rritje e prostitucionit pa dëshirë”- thuhet në letër.

Sipas një aktivisteje të të drejtave të femrave në Bayernkaserne, ku strehohen rreth 2000 refugjatë, kampi është “bordelloja më e madhe në qytet” ku çmimi për të kryer marrëdhënie me një refugjate femër është 10 euro.

Ndërkohë në Mering, ku një vajzë 16-vjeçare u përdhunua këtë muaj, u është thënë prindërve që të mos i lënë fëmijët jashtë të pashoqëruar dhe femrat të mos kthehen natën në shtëpi, pasi kampi i refugjatëve ndodhet pranë stacionit të metrosë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb