TIRANË- Një histori e padëgjuar më parë, e përcjellë përmes rrëfimit të prindërve ishte ajo e 23-vjeçares nga Durrësi që dyshohet të jetë përdhunuar në ambientet e banesës së familjes ku punonte.

Idajet Çoniku babai i 23-vjeçares që ka përfunduar tani në psikiatri tregon për ‘Gazeta Shqiptare” momentet e para të përballjes me të bijën në gjendje të rëndë psikike.

“Më 23 gusht u ktheva në shtëpi, pasi kisha mbledhur shishe plastike. Sapo hyra në derë, dëgjova vajzën që qante me të madhe. E pyeta se çfarë kishte, por ajo nuk ishte në vete. Pashë se ajo kishte një shenjë në mjekër, një në afërsi të sqetullës dhe shenja të tjera dhune në kurriz. I qëndrova afër dhe e pyesja që t’ia lehtësoja dhimbjen, por Desara vetëm qante. Pastaj u ngrit e vajti tek i vëllai, që është i paralizuar. Donte ta ngrinte në këmbë, ndërsa i thoshte “çohu e më merr hakun”, tha ai.

Idajeti dhe bashkëshortja e tij kërkojnë që të vihen para drejtësisë personat që e çuan vajzën drejt psikiatrisë, ndërsa apelojnë që shteti të zbardhë të vërtetën.

Desara Çoniku kishte filluar punë prej 6 muajsh në një familje ë Durrës dhe kujdesej për një 10-vjeçar të paralizuar, ndërsa familjarët dyshojnë se pikërisht në atë familje ajo mund të jetë dhunuar. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” nëna e saj tregoi se va gjeti vajzën lakuriq në banesën ku punonte, ndonëse e kishin pushuar më parë nga puna.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb