TIRANE

Pas bërjes publike të përdhunimit të 13-vjeçares në Kavajë, ka reaguar edhe Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut.  Përmes një deklaratë, GSHDN shpreh indinjatën për mosfunksionimin e institucioneve dhe policisë shqiptare, ndërsa shton se kanë dështuar për të ndaluar ngjarje të tilla.

51895213 1984916158479630 1454969585118740480 N (1)
51895213 1984916158479630 1454969585118740480 N (1)

Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut

Duke ndjekur me shqetësim ngjarjen e rëndë në qytetin e Kavajës, mbi abuzimin seksual ndaj minorenes 13-vjeçare nga një grup moshataresh, bërë publike në 2 shkurt të këtij viti, GSHDNJ dhe të rinjtë pjesëtarë të Akademisë të të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve-Voskopojë 2018 i bashkohemi dhimbjes së vajzës dhe familjes së saj, dhe njëkohësisht i drejtojmë thirrje indinjuese të gjitha institucioneve, grupeve individëve që nuk kanë mundur të parandalojnë një ngjarje kaq të padenjë për një shoqëri që mundohet të respektojë të drejtat e njeriut.

Shqetësimi ynë bëhet edhe më i madhe kur dihet që raste të tilla janë bërë të shpeshta kohët e fundit dhe statistikat flasin, për 12 % të fëmijëve që janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre janë viktima të abuzimit seksual. Ky rast, edhe njëherë ka treguar se institucionet e shtetit shqiptar, si policia dhe institucionet e arsimore kanë dështuar, ato janë indiferente të ngadalta dhe të paafta për të ndaluar ngjarje të tilla.

Nëpërmjet kësaj deklarate, GSHDNJ dhe Akademia e të Drejtave të Njeriut/Voskopoja 2018 iu kërkojnë

  • Institucioneve arsimore, të jenë të vëmendshme për të ndjekur nga afër ecurinë e nxënësve, duke analizuar sjelljet dhe problemet e tyre me metodologji të mirëndërtuara dhe afatgjata.
  • Strukturave të policisë, të jenë në alert për rastet e vështira që mund të ndodhin nëpër shkolla, të jenë të afta të bashkëpunojnë me to
  • Prindërve dhe familjeve, të kenë një përgjegjësi të madhe për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre. Ata duhet t’iu kërkojnë llogari institucioneve për një vëmendje më të madhe për ta.
  • Kjo ngjarje e hidhur duhet të jetë mësim edhe për vetë nxënësit, të cilët duhet të kuptojnë se më e mira e tyre nuk kalon asnjëherë nëpërmjet dhunës, shantazheve, frikës dhe mosrespektit
  • Media duhet të jetë më e vëmendshme ndaj rolit të saj edukues

 

Nëse do duam të ndërtojmë një shoqëri të fortë dhe të moralshme duhet të kujdesemi më shumë për të përmirësuar parimet tona njerëzore, dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb