FIER- “Arrest me burg” është masa e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Fierit ndaj dy të rinjve që grabitën dhe përdhunuan një çift të fejuarish në pyllin e Semanit. Masat e sigurisë janë dhënë në dy seanca të vecuara, me dyer të mbyllura. Fillimisht në gjykatë është paraqitur Shaban Skeja, ndërsa seanca e dytë është zhvilluar ndaj autorit kryesor të ngjarjes, Endri Goga.

Dy barinjtë akuzohen për përdhunimin e një çifti në 20 tetor 2014. Ata u arrestuan pak ditë pas ngjarjes, ndërsa kanë pranuar para Policisë së Fierit përdhunimin e vajzës në Seman.

Dy të fejuarit me inicialet, V.M. dhe E.A. u sulmuan nga çobanët më 20 tetor të këtij viti. Pas ngjarjes ata deponuan në polici se agresorët mbanin erë të çobanit. Policia i ka mbajtur në përgjim dy të rinjtë që jetonin në një stan në afërsi të pyllit. Blutë kanë ndërhyrë në momentin kur ata po planifikonin grabitjen e radhës dhe po lëviznin në një “Benz” pa targa.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb