TIRANE

Deputetja e PD, e cila është gjithashtu kryetare e aleancës se grave parlamentare, Dhurata Çupi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku një nxënëse 13-vjeçare në Kavajë u përdhunua nga disa moshatarë të saj.

Përmes një postimi në Facebook, Dhurata Çupi shprehet se ngjarja është perceptuar si normale nga institucionet e këtij vendi, të cilat kanë heshtur duke mos nisur procedimin për këtë rast.

“Tashmë që gjithçka është bërë publike edhe pa vullnetin e institucioneve , u bëj thirrje këtyre të fundit të zbatojnë ligjin për autorët e këtij krimi që kërkon ndëshkim”- thotë deputetja ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Heshtja skandaloze e institucioneve për makabritetin e Kavajës.

I madh e i vogël është shokuar nga ngjarja e rëndë në Kavajë, ku një vajzë e mitur 13 vjecare është përdhunuar nga të paktën 8 adoleshentë.
Ngjarje që të lë pa fjalë, të merr frymën.
Ngjarje që do të mbetet makthi i përjetshëm i asaj vajze të vogël, të mitur dhe të pambrojtur.
Ngjarje që trondit cilëndo nënë apo familjar.
Ngjarje që trondit shoqërinë.

Poooor kjo ngjarje është perceptuar si normale nga institucionet e këtij vendi, të cilat kanë heshtur duke mos nisur procedimin për këtë rast. Ndonëse prej disa kohësh, prindërit të shokuar nga ajo që vajza e tyre ka përjetuar, e kanë denoncuar në organet kopetente. Askush nuk ka vepruar.

Institucionet e kanë lënë në tavolinën e harresës, këtë dëshmi- denoncim që u pluhuros dhe u la në hije pa u vënë re.

Ky akt nuk mund të ketë asnjë shpjegim logjik, apo qoftë edhe njerëzor. Kjo është fytyra e vërtetë e sjelljes së kësaj qeverie dhe institucioneve të menaxhuara prej saj në raport me të keqen.
Kjo sjellje është e turpshme, e pafalëshme.

Tashmë që gjithcka është bërë publike edhe pa vullnetin e institucioneve , u bëj thirrje këtyre të fundit të zbatojnë ligjin për autorët e këtij krimi që kërkon ndëshkim.

Kjo qeveri mund të jetë mësuar duke e promovuar të keqen dhe ndaj nuk i bën përshtypje, por shqiptarët nuk mund të mësohen e të pranojnë krime të tilla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb