DURRES

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 7 adoleshentë të arrestuar një ditë më parë për abuzimin seksual në grup me një të mitur 13-vjeçare në shkollën “Rilindja” në Kavajë. Ata akuzohen për për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Të gjithë djemtë e lënë në burg kanë lindur mes viteve 2002-2004.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një 15-vjeçar tjetër.

Policia e Tiranës e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë për të. Rasti u publikua në media falë denoncimit në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.

STATUSI I BERISHËS DJE
Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi!
Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë, anëtarësohen në FRESSH-in kanabist.

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb
Doktor përshëndetje. Jam një zonje nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot ZA e Kavajës zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” 8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë mare asnjë masë për këtë skandal. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë. Këto janë drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13-vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga të gjithë instancat. E gjithë qyteti e di. Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

DETAJET E REJA

Disa nxënës të shkollës “Rilindja” në Kavajë kanë raportuar për JOQ detaje tronditëse. Sipas tyre, përdhunuesit e vajzës nuk kanë qenë 8, por 16 persona. Mësohet se 14 nga ta janë nxënës të shkollës “Rilindja”, ndërsa 2 të tjerë janë gjimnazistë.

Po ashtu raportohet edhe një detaj tjetër i tmerrshëm. Vajza e mitur nuk e kishte denoncuar ngjarjen, pasi djemtë e kërcënonin me publikimin e një videoje intime mes saj dhe të dashurit në rrjetet sociale apo dërgimin e saj në adresë të prindërve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb