Ish-polici hetues, Vesel Veseli dhe profesori Shkëlzen.Xh. të dyshuar për përdhunim të një 16 vjeçareje, nga komuna e Drenasit janë liruar përkohësisht nga organet e drejtësisë. Ndaj tyre tani rëndon masa e arrestit shtëpiak.

Konfirmimin për ndryshimin e masës e ka dhënë Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. “Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur Beka.

Vajza nga Drenasi me inicialet A.G dyshohet se fillimisht u dhunua nga mësuesi saj e më pas edhe nga polici. Kujtojmë se Veseli ishte arrestuar para tre muajsh pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzëne, e më pas e kishte detyruar të abortonte.

Rreth këtij rasti janë duke u ndjekur penalisht edhe një avokat dhe doktor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: