TIRANE

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24 është trajtuar ngjarja e rëndë në Kavajë, ku një vajzë 14-vjeçare e shkollës ‘Rilindja’ është abuzuar seksualisht dhe shantazhuar nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë.

Një nga të ftuarat në emision ishte edhe ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila tha se ky është një fenomen që ndodh kudo.


Kumbaro u shpreh se nuk ka pasur frikë për fëmijët e saj, sepse ka pasur komunikim të vazhdueshëm me ta dhe me shkollën.



“Të gjithë ne kur kemi një problem, shqetësimin e parë do e ndajmë me mësuesen kujdestare. Kam 2 fëmijë të rritur që kanë frekuentuar shkollat në Tiranë. Këto janë fenomene që ndodhin kudo. Nuk kam pasur frikë tek fëmijët e mi për dy arsye, sepse jam përpjekur të ruaj komunikimin me fëmijët dhe me shkollën çdo ditë. Kam reaguar fort kur ndodhin këto fenomene. Kur fëmija fillon të komunikojë mendoj se mund të mbrohet. Në një moment paniku krijohet një emocion më i ngritur, por mendoj se këtë lloj alarmi ta mbajmë në vëmendje duke folur. Duhet të flasim çdo ditë në mënyrë reale dhe jo kur ndodh një episod”- tha Mirela Kumbaro.

(d.d/BalkanWeb)