Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon përmes një postimi në Twitter për rastin e përdhunimit të 13-vjeçares në Kavajë. Ai thotë se Policia e Shtetit e ka trajtuar rastin menjëherë, ndërsa thotë se neverit ata që e shfrytëzojnë situatën. Ai i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e quan monstër.


STATUSI I PLOTE


“S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij!


Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit. Të tjerat janë poshtërsi.

Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën, meritojnë vetëm neveri.

Lleshaj
Lleshaj

Kujtojmë që ishte ish-kryeministri Berisha ai që përmes qytetarit dixhital publikoi skandalin e përdhunimit, duke akuzuar policinë se e kishte fshehur ngjarjen.
(m.a/BalkanWeb)

Etiketa: